OMNES Agency, në emër të një klienti të saj, kërkon një Video Editor / Videographer profesionist për t’u bërë pjesë e një ekipi kreativ që operon në fushën e marketingut dhe reklamimit të bizneseve, kryesisht klinikave dentare.
📍 Vendndodhja: Komuna e Parisit, Tiranë
🎬 Përgjegjësitë kryesore:
- Realizimi i xhirimeve profesionale për klinika dentare dhe biznese të tjera.
- Montazhi dhe editimi i videove promocionale për rrjetet sociale.
- Krijimi i videove kreative për reklamimin e shërbimeve dhe promovimin e brand-eve.
- Përshtatja e përmbajtjeve për Instagram, TikTok dhe platforma të tjera.
- Bashkëpunimi me ekipin e marketingut për realizimin e koncepteve dhe ideve kreative.
🔎 Kërkesat:
- Eksperiencë e mëparshme në videografi dhe video editing.
- Njohuri shumë të mira të programeve profesionale të montazhit.
- Aftësi për të realizuar video dinamike, cilësore dhe tërheqëse.
- Kreativitet, iniciativë dhe ndjeshmëri estetike.
- Portofol me punë të realizuara më parë.
✨ Kërkohet një profesionist me aftësi të spikatura, i cili mund të sjellë ide të reja dhe të krijojë përmbajtje vizuale që i jep vlerë reklamimit të bizneseve.
Për më shumë informacion, kontaktoni në +355 69 205 75 94.




