Këtu të presin NJERËZ të gatshëm për të dëgjuar një histori. TËNDEN!
Ajo që duam është të zbulojmë talentin tënd, duke përdorur instrumentin e të gjitha kohërave: DËGJIMIN.
Jemi teknologjik, por para së gjithash jemi qenie njerëzore. Mbështetja jonë nuk përfundon kur ti gjen mundësinë e punësimit por vazhdon derisa TI të kesh nevojë!
Ofrojmë për klientët tanë seleksionime dhe zgjidhje të punësimit dhe administrimit të personelit të kualifikuar e të specializuar me profesionistë që i dedikohen kërkimit të profileve të duhura.
Dëgjimi, entuziazmi përfshirja, puna në skuadër janë motoja e stafit tonë!
Trajnimet
Nëse TI dëshiron të kesh kompetenca të reja për të performuar më mirë dhe për të arritur objektiva gjithnjë e më të larta në punë, Omnes të ofron kurse trajnimi që të lejojnë të arrish objektivin tënd.
Falë Akademisë sonë, përveç trajnimit të vendosim në kontakt me ndërrmarrje të ndryshme të interesuara.
Gjej Punën Tënde më të mirë
Omnes ju ndihmon të gjeni kompaninë që vlerëson talentin dhe aftësitë tuaja. Ne ndërtojmë ura lidhëse midis profesionistëve dhe bizneseve, duke krijuar mundësi reale punësimi dhe zhvillimi profesional.
POR, si funksion e gjithë kjo?
Është më e thjeshtë nga sa mendoni. Ju sigurohuni të sillni entuziazmin, dëshirën për punë dhe rritje profesionale. OMNES do të mendojë për proçedurat.
Regjistrohuni në web-in tonë, dërgoni CV-në dhe një nga konsulentët e Omnes do t’ju kontaktojë për të kuptuar më mirë profilin, aftësitë dhe aspiratat tuaja. Ne analizojmë potencialin tuaj dhe ju orientojmë drejt kompanisë ku talenti juaj vlerësohet maksimalisht.

Hapi 1

Hapi 2

Hapi 3

Hapi 4
1
Fillimisht kontaktoni OMNES www.omnes.al dhe caktoni një takim me rekrutuesit tanë. Mësoni më shumë për pozicionet vakante dhe proçedurën e praktikës dhe punësimit në Itali. Rekrutuesit tanë do të përputhin eksperiencën profesionale/zanatin/profesionin që ju keni me të njëjtin sektor në Itali dhe do ju ndihmojnë me përgatitjen e dokumentacionit për aplikim.
2
Përgatitja e dokumentave dhe Aplikimi.
- pasaportë e vlefshme;
- kualifikim arsimor;
- CV;
- çertifikatë ose vërtetim për ndjekjen e një kursi të gjuhës italiane;
- vërtetim nga punëdhënësi i mëparshëm.
3
Pasi konfirmimi për lidhjen e marrëveshjes së stazhit/punës të jetë marrë nga Rajoni përkatës, aplikuesit i caktohet takimi në Ambasadën Italiane në Tiranë, me qëllim lëshimin e vizës së hyrjes në Itali. Pas marrjes së vizës së hyrjes për në Itali, Omnes do ti komunikojë aplikantit datën e nisjes.
4
Sapo aplikanti të mbërrijë në Itali dhe të vendoset në banesën e tij të re, nën kujdesin e pronarit të banesës dhe entit që ndjek proçedurën e punës, brenda 48 orëve bën deklarimin mbi vendbanimin e tij në Komisariatin përkatës të Policisë. Brenda 8 ditëve nga mbërritja në Itali praktikanti me ndihmën e pritësit dhe entit që ndjek proçedurën, do të kryejë proçedurat për lëshimin e Kodit Tatimor dhe kërkesës për leje qëndrimi.
Omnes do t’ju udhëheqë e sqarojë për çdo pyetje gjatë gjithë periudhës së proçedurave për praktikat e stazhit/punësimit jashtë vendit.





