Omnes në emër të një klienti është duke kërkur një person me aftësi drejtuese dhe eksperiencë në Customer Care- Tiranë!
Detyrat kryesore:
- Koordinimi dhe mbikëqyrja e ekipit të Customer Care
- Mbështetja e operatorëve në menaxhimin e klientëve dhe zgjidhjen e rasteve komplekse
- Monitorimi i performancës së ekipit dhe përgatitja e raporteve
- Organizimi i turneve dhe aktiviteteve të punës
- Trajnimi dhe zhvillimi i operatorëve të rinj
- Bashkëpunimi me departamentet e tjera për garantimin e cilësisë së shërbimit
Kërkesat:
Të paktën 2–3 vite eksperiencë si Team Lider në Customer Care.
Njohuri të gjuhës italiane, niveli C1
Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe lidershipi
Njohuri të Microsoft Office dhe sistemeve CRM
Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar prioritete
Përbën avantazh:
Eksperienca në sektorin e sigurimeve, automotive ose menaxhimit të dëmeve.
Orari i punës: E hënë – E premte
09:00 – 18:00 (me 1 orë pushim gjatë ditës)
Fundjava pushim (e shtunë dhe e diel)
Kompania ofron:
Ambient pune profesional, dinamik dhe në rritje
Trajnim dhe zhvillim profesional të vazhdueshëm
Mundësi reale për zhvillim dhe avancim në karrierë




