Omnes në emër të një klienti është në kërkim të një Specialisti/e Laboratori në Elbasan.
Kompania operon në fushën e:
- Rafinimit, neutralizimit, zbardhjes dhe filtrimit të vajrave ushqimore;
- Përpunimit të vajrave bimore, vajit të ullirit dhe vajrave të farërave;
- Prodhimit të vajrave të rafinuar dhe produkteve të specializuara për përdorim ushqimor dhe industrial;
Detyrat kryesore:
- Kryerja e analizave fiziko-kimike të lëndëve të para, produkteve në proces dhe produkteve finale;
- Përdorimi i pajisjeve laboratorike dhe monitorimi i parametrave të cilësisë;
- Kryerja dhe interpretimi i analizave të steroleve, aciditetit, lagështisë dhe parametrave të tjerë të cilësisë;
- Evidentimi dhe raportimi i rezultateve laboratorike;
- Zbatimi i procedurave të kontrollit të cilësisë dhe standardeve të sigurisë ushqimore.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Kimi, Kimi Ushqimore, Biokimi, Teknologji Ushqimore.
- Përvojë pune në laboratorë analizash ose industri ushqimore përbën avantazh;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Kushtet e punës:
- Orari: E hënë – E shtunë, 09:00 – 17:00;
- Punësim afatgjatë në një industri në zhvillim;
- Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnimi.
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: info@omnes.al




