OMNES kërkon të punësojë një Recepsioniste të komunikueshme, të sjellshme dhe me energji pozitive për t’iu bashkuar ekipit tonë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mirëpritja dhe orientimi i pacientëve në klinikë.
- Menaxhimi i telefonatave dhe rezervimeve të takimeve.
- Koordinimi i axhendës së klinikës.
- Menaxhimi i dokumentacionit dhe detyrave administrative të recepsionit.
- Mbështetja e komunikimit në rrjetet sociale të klinikës (publikimi i story-ve dhe postimeve të thjeshta).
Kualifikimet:
- Të jetë e qeshur, korrekte dhe e komunikueshme.
- Të ketë aftësi të mira organizative.
- Njohja e gjuhës italiane është kriter i domosdoshëm.
- Njohuri bazë të përdorimit të rrjeteve sociale.
- Eksperienca e mëparshme në pozicione të ngjashme përbën avantazh.
Orari i punës:
- E hënë – E premte: 08:00 – 16:00
- E shtunë: 08:00 – 15:00
Pagesa:
- 70,000 Lekë neto.
- Paga është e rishikueshme bazuar në performancën dhe angazhimin në punë.
Vendndodhja:
Vila Gold, Selvia.




