OMNES Agency kërkon një Drejtor/e Marketingu me eksperiencë dhe njohuri praktike në fushën e marketingut, veçanërisht në televizion (TV).
📍 Vendndodhja: Tiranë
💰 Paga: 120,000 – 150,000 Lekë
🕐 Orari: E hënë – E premte, 08:00 – 17:00
🌿 Fundjava: Pushim
🔹 Përgjegjësitë:
- Hartimi dhe zbatimi i strategjive të marketingut.
- Menaxhimi dhe koordinimi i fushatave marketing.
- Planifikimi dhe zhvillimi i aktiviteteve promocionale.
- Menaxhimi i komunikimit dhe prezencës së kompanisë në kanale të ndryshme.
- Bashkëpunimi me media, partnerë dhe agjenci të jashtme.
- Monitorimi i tregut, konkurrencës dhe tendencave të marketingut.
- Menaxhimi i buxheteve dhe performancës së fushatave.
- Koordinimi i ekipit dhe sigurimi i realizimit të objektivave të marketingut.
🔹 Kërkesat:
✔ Eksperiencë e mëparshme në menaxhim marketingu.
✔ Njohuri praktike dhe eksperiencë me televizionin (TV) – kriter i rëndësishëm.
✔ Aftësi të mira menaxheriale, organizative dhe komunikuese.
✔ Kreativitet dhe orientim drejt rezultateve.
✔ Aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht.
✔ Aftësi shumë të mira negocimi dhe bashkëpunimi.
📩 Apliko tani!
Dërgo CV në +355 69 205 75 94.




