Pozicioni: Back Office Specialist
Lokacioni: Myslym Shyri, Tiranë
Orari: E hënë – E premte, 08:00–17:00
Pushimi: 1 orë drekë
Përshkrimi i pozicionit
OMNES kërkon të punësojë një Back Office Specialist, të shkathët, të organizuar dhe të kujdesshme ndaj detajeve, e cila do të merret me administrimin dhe përditësimin e të dhënave lidhur me pronat dhe pronarët.
Pozicioni kërkon përgjegjshmëri, korrektësi dhe diskrecion të lartë, pasi puna përfshin trajtimin e të dhënave sensitive dhe informacionit konfidencial.
Përgjegjësitë kryesore
- Administrimi dhe përditësimi i të dhënave të pronave dhe pronarëve.
- Regjistrimi dhe organizimi i informacionit në sistem.
- Kontrolli i saktësisë së të dhënave.
- Organizimi dhe arkivimi i dokumentacionit.
- Përgatitja e raporteve dhe dokumenteve administrative.
- Bashkëpunimi me ekipet e tjera për koordinimin e informacionit.
- Ruajtja me rigorozitet e konfidencialitetit të të dhënave.
Kualifikimet
- Eksperiencë në Back Office, Administratë, Data Entry ose pozicione të ngjashme.
- Njohuri të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe Word.
- Aftësi shumë të mira organizative.
- Vëmendje ndaj detajeve dhe saktësi në punë.
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Diskrecion dhe aftësi për të menaxhuar informacion konfidencial.
- Person energjik, i/e shkathët dhe i/e aftë të punojë me ritëm të shpejtë.
Çfarë ofrohet?
- Orar 08:00–17:00, nga e hëna në të premte.
- 1 orë pushim dreke.
- Vendndodhje: Myslym Shyri, Tiranë.
- Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi.




