Vendndodhja: Rruga e Elbasanit, Pallatet Saturn, Tiranë
Orari i punës:
• E hënë – E premte: 08:00–17:00, me 1 orë pushim.
• E shtunë: 09:00–13:00.
Përgjegjësitë kryesore
• Organizimi dhe ndjekja e proceseve të prokurimit dhe furnizimit të kompanisë.
• Identifikimi dhe komunikimi me furnitorët, si dhe negocimi i çmimeve dhe kushteve të bashkëpunimit.
• Ndjekja e porosive, afateve të dorëzimit dhe dokumentacionit përkatës.
• Koordinimi i procedurave të import-eksportit dhe dokumentacionit doganor.
• Komunikimi në gjuhën angleze me klientë dhe partnerë të huaj.
• Bashkëpunimi me departamentet e tjera për të siguruar furnizim në kohë dhe në përputhje me nevojat e kompanisë.
Kriteret e kërkuara
• Minimumi 1 vit eksperiencë pune në prokurime, furnizim ose një pozicion të ngjashëm.
• Njohuri mbi procedurat doganore dhe dokumentacionin e import-eksportit.
• Njohuri të mira të gjuhës angleze, veçanërisht për komunikim profesional me klientë dhe partnerë.
• Aftësi të mira negociuese, organizative dhe komunikuese.
• Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të menaxhuar disa procese njëkohësisht.
Çfarë ofrohet?
• Pagë konkurruese, në varësi të eksperiencës dhe aftësive profesionale.
• Mundësi për zhvillim profesional.
• Mjedis pune bashkëpunues dhe mundësi për të kontribuar në zhvillimin e proceseve të prokurimit të kompanisë.




