Përgjegjësitë kryesore
- Organizimi dhe sistemimi i produkteve në magazinë.
- Kontrolli i hyrje-daljeve të mallrave dhe përditësimi i inventarit.
- Regjistrimi i lëvizjeve të produkteve në sistemin e brendshëm financiar Odoo.
- Verifikimi i dokumentacionit shoqërues të mallrave dhe faturave.
- Monitorimi i gjendjes së stokut dhe raportimi i diferencave ose problematikave.
- Bashkëpunimi me stafin për administrimin dhe mbarëvajtjen e proceseve të magazinës.
Kriteret e kërkuara
- Eksperiencë e mëparshme në magazinë përbën avantazh.
- Njohuri bazë në përdorimin e programeve financiare ose sistemeve të menaxhimit të inventarit.
- Aftësi për të përdorur kompjuterin dhe për të punuar me të dhëna.
- Seriozitet, korrektësi dhe përgjegjshmëri në punë.
- Organizim dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Preferohet kandidat mbi 28 vjeç, me qëndrim serioz dhe të qëndrueshëm ndaj punës.
Çfarë ofron kompania?
- Trajnim fillestar nga stafi për përdorimin e sistemit të brendshëm Odoo.
- Mbështetje gjatë përshtatjes me procedurat dhe sistemin e punës.




