OMNES, në emër të një klienti, kërkon Koordinator Logjistike
Detyrat:
- Menaxhimi dhe koordinimi i flotës së automjeteve të kompanisë.
- Ndjekja e dokumentacionit dhe afateve të mjeteve.
- Menaxhimi dhe raportimi i aksidenteve apo incidenteve me automjetet.
- Koordinimi i proceseve logjistike dhe monitorimi i mjeteve në përdorim.
- Bashkëpunimi me departamentet përkatëse për mbarëvajtjen e operacioneve.
Kërkesat:
- Eksperiencë e mëparshme në logjistikë.
- Aftësi të mira organizative dhe menaxheriale.
- Pozicion që kërkon autoritet, përgjegjshmëri dhe vendimmarrje.
- Njohuri të mira në menaxhimin e dokumentacionit.
Ofrohet:
- Pagë 90,000 Lekë neto.
- Orari: 08:00 – 16:30.
- Kontratë e rregullt pune dhe mundësi zhvillimi profesional.




