OMNES kërkon të punësojë një Asistente Zyre të organizuar, të komunikueshme dhe me aftësi të mira administrative për t’iu bashkuar ekipit tonë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhimi dhe publikimi i pronave në platformat e marketingut.
- Hedhja dhe përditësimi i të dhënave në sistem.
- Mbështetja e aktiviteteve administrative të zyrës.
- Komunikimi me klientët dhe asistimi në proceset e përditshme të punës.
- Nëse kandidati/ja dëshiron të zhvillojë takime me klientë dhe të angazhohet në procesin e shitjes, do të përfitojë edhe komisione shtesë.
Kualifikimet:
- Aftësi të mira organizative dhe komunikimi.
- Njohuri bazë të përdorimit të kompjuterit dhe platformave online.
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë.
- Eksperienca e mëparshme përbën avantazh.
Orari i punës:
- E hënë – E premte: 09:00 – 18:00
- Pushim dreke: 1 orë
- E shtunë: 10:00 – 17:00
Pagesa:
- Pagë fikse: 60,000 Lekë neto.
- Mundësi përfitimi komisionesh shtesë në rast përfshirjeje në takime dhe procese shitjeje.




